Presidenti amerikan nënshkroi urdhrin ekzekutiv për ndalimin e përdorimit në SHBA të dy aplikacioneve kineze TikTok dhe WeChat. Urdhri tepër i kontestuar nga Kina dhe vende të ndryshme të Europës pritet të hyjë në fuqi brenda 45 ditëve, sa ç?është është afati ligjor.

Administrata Trump ka ngritur shqetësimin se këto aplikacione mund të grabisin të dhëna konfidenciale të përdoruesve të smartfonëve në Shtetet e Bashkuara, për llogari të qeverisë kineze.

Vendimi erdhi pas skadimit të ultimatumit që Trump u dha firmave kineze që i kanë zhvilluar këto aplikacione, t?ua shisnin ato firmave amerikane të teknologjisë së lartë si Microsoft. Firmat kineze refuzuan ultimatumin.

Kina e konsideroi vendimin e shefit të Shtëpisë së Bardhë si abuzim me pushtetin dhe paralajmëroi masa reciproke të ashpra. Ndërsa disa vende europiane si Gjermania, Franca e Britania e Madhe kanë paralajmëruar se nuk do t?i bashkohen vendimit të Shteteve të Bashkuara.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/